Transmetuar më 11-03-2019, 21:07

Një histori e rrallë vjen nga Australia, ku një vajzë vetëm 4-vjeçe ka cikël menstrual. Madje thuhet se ajo së shpejti do kalojë në menopauzë.

Kur të gjitha moshataret e saj luajnë me kukulla, ajo duhet të shqetësohet për njollat e kuqe të gjakut, për pecetat higjinike e qimet që i rriten vend e pa vend.

E vogla ka një peshë prej 44 kilogramësh jo rrallë herë bie pre e ngacmimeve të të tjerëve.

Megjithëse ajo ka lindur një fëmijë i shëndetshëm, prindërit kuptuan që diçka nuk shkonte kur ajo filloi të rritej me shpejtësi e në muajin e katërt dukej si një vajzë 2-vjeçare.

Pas shumë vitesh e kontrolleve mjekësore, Emily u diagnostikua me sëmundjen “Addison” në moshën katërvjeçare.

Një çrregullim i rrallë i gjëndrave të veshkave, gjendja në të cilën nuk prodhohen dy hormone kryesore: kortizol dhe aldosterone.

Megjithëse kjo sëmundje prek kryesisht femrat mbi 30 vjeç, ndodh që të prekë dhe fëmijët, ndonëse shumë rrallë. /k.k/noa.al/