Transmetuar më 11-03-2019, 20:28

Të gjithë i njohin si “Binjakët e Al Pazar” edhe pse në fakt ata quhen Romeo dhe Donald Veshaj.

Ky përcaktim u ka ngelur që prej fillimeve të tyre kur u shfaqën në ekranin e “Vizion Plus” si pjesë e programit të humorit “Al Pazar”.

Tashmë që kanë vite që janë pjesë e këtij produksioni e kanë krijuar pëlqyeshmëri tek publiku, pasi duhet thënë se Romeo dhe Donaldi janë dyshja e preferuar e këtij formati, nuk është çudi që t’ju kenë ardhur oferta nga televizionet e tjerë.

Të ftuar fundjavën që sapo lamë pas në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ata kanë rrëfyer se kanë patur disa oferta, të ndryshme, por zgjedhja e tyre ka qenë e menjëhershme.

”Oferta kemi pasur por vendosëm që të rrimë në shtëpinë tonë sepse aty ndihemi rehat. Unë aty jam në shtëpinë time. Jemi mësuar të shkojmë me qejf. Plus kemi një projekt të ri që është pak shpejt ta tregojmë.”,- ka rrëfyer Romeo.

“Do dilni dhe ju si kolegët tuaj më vete?”,- i kanë pyetur moderatoret.

“Po pak a shumë. E kemi menduar mirë. Nuk do të jetë spektakël humori, do jetë diçka ndryshe.”

Ne e kemi menduar gjithmonë veten përkrah njëri-tjetrit. Kemi njëri-tjetrin që jemi këtu ku jemi sot. Jemi shumë unikë tek kjo pjesa. Nuk e themi me mburrje por nuk ndahemi.”,- kanë rrëfyer ata.

Pra kushdo që dëshiron t’u bëjë një ofertë pune binjakëve duhet t’ua bëjë të dyve njëkohësisht.