Transmetuar më 11-03-2019, 19:24

Zinedin Zidan rikthehet në stolin e Realit të Madridit vetëm pak muaj pasi u largua nga kampionët në fuqi të Europës.

Francezi vjen të udhëheqë skuadrën në një moment të vështirë ku matematikisht janë në garë vetëm për të fituar kampionatin.

Rali u skualifikua nga Kupa e Mbretit dhe Champions League brenda pak ditësh.

Drejtuesit nuk janë aspak të kënaqur me punën e Solarit që përfundon në mënyrën më të keqe aventurën te Los Blancos.

Zidan pritet të prezantohet ditën e nesërme, ndërsa me Realin ai fitoi tre herë Champions League, dy herë di trajner dhe një herë si ndihmës i Karlo Ançelotit. /k.k/noa.al/