Transmetuar më 11-03-2019, 19:05

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj.

Sipas vendimit, për shkarkimin e tij janë bërë përplasjet e rënda që u shënuan sot në zonën pranë gjimnazit “Petro Nini”, për një pronë.

"Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull.

Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës "Petro Nini", ka shkruar ministri Lleshaj.

Kastriot Skënderaj është emëruar në krye të Policisë Tiranë në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra.  /k.k/noa.al/