Transmetuar më 11-03-2019, 18:53

Humbja e njerëzve të afërm lë pas një dhimbje të përjetshme. Disa e kanë të vështirë ta pranojnë se do të ndahen, aq sa një grua fjeti 10 ditë me të dashurin e saj që ndërroi jetë.

Bëhet fjalë për një ngjarje në Greqi ku një 64-vjeçar humbi jetën.

Ai u gjet pa jetë në apartamentin ju jetonte së bashku me një 56-vjeçare gjermane, por kjo e fundit nuk gjendej prej ditësh aty.

Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja e grekut tregon detajet se si e gjeti atë të vdekur dhe çfarë ndodhi më pas.

“I kisha hedhur qetësuesin në lëngun e tij të portokallit në mbrëmje. Në mëngjes kuptova që ai kishte vdekur, por nuk njoftova askënd sepse doja të rrija me të.

Flisja me të, iu shtriva afër dhe fjeta për dhjetë ditë me trupine e tij dhe nuk doja të ndahesha”, tha ajo para prokurorëve.

Këta të fundit janë duke e trajtuar këtë si një rast psikopatie të gruas, ndërsa kanë dyshime të forta se ajo e vrau grekun qëllimisht përmes qetësuesve.