Transmetuar më 11-03-2019, 17:33

Tentativa për t’ju shmangur policisë rezultoi e rëndë për futbollistin e Sampdorias, në Itali.

Gregoire Defrel u përshi në një aksident të tmerrshëm pas tentativës për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se Defrel nuk i ishte përgjigjur thirrjes së një postoblloku policor.

Autoritetet kërkuan që ai të ndalonte pas dyshimeve se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Më pas futbollistit i është pezulluar leja e drejtimit dhe ndaj tij pritet të merren masa të ashpra. /k.k/noa.al/