Transmetuar më 11-03-2019, 17:19

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar dhënien fund të bojkotit nga ana e arbitrave dhe rinisjen e ndeshjeve të futbollit.

Takimet do të nisin nesër për Kupën e Shqipërisë ku sfida e parë e këtyre çerekfinaleve do të jetë ajo që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” mes Partizanit dhe Luftëtarit, në orën 14:00.

Ndërkohë, në orën 17:00 do të jetë dhe përballja më interesante mes Teutës dhe Kukësit.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar në dhënien fund të bojkotit, ndërsa ky vendim vjen vetëm pak orë pas takimit të Kryeministrit Rama me përfaqësues të lartë të FSHF-së.

Arbitrat bojkotuan kampionatin pas dhunimit të arbitrit kryesor në takimin Kamza-Laçi. /k.k/noa.al/