Transmetuar më 11-03-2019, 15:00

Kryeministri Edi Rama reagon pas situatës së tensionuar sot në afërsi të gjimnazit “Petro Nini”, ku përmbaruesit kishin shkuar të shembin një banesë.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama shprehet se Qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave, ndërsa e cilëson gjithë skenën të trishtueshme.

“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit”, -shkruan Rama.

Më herët ka reaguar edhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, lidhur me tensionet pas tentativës për të shembur dy banesa.

“IKMT i ka të përcaktuara me ligj veprimet e saj dhe ndërhyrja e ndodhur sot në Tiranë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” nuk është kompetencë e IKMT”, thuhet në deklaratë.

Banorët thonë se banesat janë në proces legalizimi dhe se kanë dokumente për këtë. Po ashtu ata shprehen se shtëpinë e kanë marrë me dokumente të rregullta dhe se po ua merr shteti padrejtësisht./b.l/noa.al/