Transmetuar më 11-03-2019, 14:03

Ashtu siç dhe kishte paralajmëruar duke organizuar një lloj sondazhi online, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka shtyrë festimet për ditën e Verës.

Kështu nga data 14 mars, aktivitetet e planifikuara për tu mbajtur në kryeqytet, do të mbahen më 17 mars.

“Shumica vendosi! Duhet ta bëjmë më shpesh këtë! Në të tre rrjetet sociale Twitter, Facebook dhe Instagram mbi 10 000 vetë morën pjesë në votim! Festimet për Ditën e Verës në Tiranë do të zhvillohen të Dielën 17 Mars – evitojmë shiun, shijojmë mbi 50 evente familjare”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë dy ditë më parë ai tha se të gjitha parashikimet e motit e japin Ditën e Verës, “shi me gjyma”.

“Kemi përgatitur 50 aktivitete për fëmijë e të rritur! A mos ja vlen të tregohemi të zgjuar e t’i bëjmë festimet të dielën, dt. 17? E enjtja pushim gjithsesi”, tha Veliaj teksa hapi sondazhin. /a.y/noa.al