Transmetuar më 11-03-2019, 13:08

Ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për tu njohur me masën e sigurisë ish-boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

35-vjeçari u arrestua më 9 mars, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal “Bajri”, i cili u shkatërrua në shtator të vitit 2018.

Ish-boksieri akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Hysa u kap në një banesë të marrë me qira në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Arrestimi i Nelson Hysës u bë në vijim të operacionit “OAZ”, në funksion të procedimit penal nisur gjatë vitit 2018, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”.

Policia tha se Hysa ishte pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër. /a.y/noa.al

Boksieri nga Shkodra Nelson Hysa, pse ra në prangat e policisë për "Bajrin"

U arrestua si pjesëtar i grupit "Bajri", kush është ish-boksieri?

Prangoset një tjetër pjesëtar i grupit "Bajri", i sekuestrohet një “BMW Seria 3”