Transmetuar më 11-03-2019, 12:28

Një ngjarje e tmerrshme vjen nga Ukraina, ku babë e bir akuzohen se i kanë marrë jetën dhe kanë ngrënë një ish-polic në shtëpinë e tyre.

Maksim Kostyukov, 41 vjeç dhe djali i tij Yaroslav, 20 vjeç, akuzohen për krimin që i mori jetën Evgeny Petrov në Kharkiv, pas një sherri mes tyre.

Ish-polici ishte mik i familjes dhe ishte ftuar për një festë në muajin tetor të vitit që lamë pas. Por gjatë diskutimeve duket se babë e bir ishin zhgënjyer, kur zbuluan profesionin e mëparshëm të viktimës në radhët e policisë, duke qenë se kishin një sërë precedentësh penalë.

Ata akuzohen se i kanë marrë jetën dhe më pas mishin e tij e përdorën për të bërë supë.

Yaroslav akuzohet se e mbante Petrov, teksa i ati i priste fytin. Më pas kokën e tij e futën në një kuti, ndërsa mbetjet e tjera u gjetën në frigorifer.

Në gjurmët e dy të dyshuarve u ra, bazuar në dëshminë e disa personave, të cilët thanë se për herë të të fundit e kishin parë para shtëpisë së të dyshuarve.

Babë e bir janë aktualisht në proces gjyqësor dhe detajet e krimit u zbuluan vetëm në seancën gjyqësore të mbajtur javën që lamë pas. /a.y/noa.al