Transmetuar më 11-03-2019, 09:58

Një histori e cila rrezikoi të përfundonte tragjikisht vjen nga Florida, ku një familje amerikane nga Pompano Beach, arriti të gjejë dhe përqafojë djalin e vogël, i cili për lojë ishte fshehur në një frigorifer-termus.

Nikolas Wayne është vetëm 5 vjeç dhe kishte dakë bashkë me familjen për një shëtitje me anije, ku gjatë saj frigoriferi-termus ishte lagur.

Për këtë arsye, termosi u la në oborrin e shtëpisë. Gjatë përgatitjes së darkës, prindërit dhe dy vëllezërit më të mëdhenj e harruan totalisht Nikolas.

Vetëm ulërimat e dëshpëruara të fëmijës nga kopshti, bënë që të nisnin kërkimet.

Fillimisht në gjendje paniku Rob dhe Maria, nuk arrinin të kuptonin se nga vinin thirrjet për ndihmë.

Pas kërkimeve intensive, u zbulua se fëmija ishte bllokuar brenda frigoriferit-termus, i cili ishte mbyllur në mënyrë të tillë, sa që nuk hapej dot, shkruan noa.al.

Fatmirësisht fëmija u gjet në kohë, pasi në të kundërt rrezikonte më të keqen. /a.y/noa.al