Transmetuar më 11-03-2019, 09:42

Aktorja e njohur Whoopi Golberg është rishfaqur në ‘The view’ më televizionin Abc, në talk show-n e drejtuar prej saj, pas disa javëve mungesë.

Nëpërmjet një video aktorja shpjegoi për publikun se rrezikoi seriozisht jetën për shkak të një të ftohti të rëndë.

“Jam sërish këtu! Isha shumë, shumë pranë largimit nga kjo botë, por lajmi i mirë është që ia dola. Ju falënderoj të gjithëve për urimet dhe fjalët e bukura”, tha aktorja.

“Jam këtu, jam këtu! U ktheva, jo aq shpejt sa do doja, por jam mirë. Pësova një ftohje të rëndë në të dyja mushkëritë të cilat kishin mbledhur ujë. Isha shumë pranë ndarjes nga jeta. E di që gjërat do ndryshojnë kur të kthehem fuqishëm, por për tani mjafton”, tha Goldberg në një lidhje me emisionin, shkruan noa.al.

Aktorja përshëndeti më tej Joy Behar, Sunny Hostin, Meghan McCain dhe Abby Huntsman, me të cilat drejton emisionin, duke thënë, “Vajza, me zi pres që t’iu takoj”. /a.y/noa.al