Transmetuar më 11-03-2019, 09:24
Foto ilustruese

Abuzoi seksualisht me vajzën vetëm 4 vjeçe, ndërsa gjithçka u zbulua nga filmimet që u gjetën në celularin e tij.

Një punëtor ndërtimi 30-vjeçar me banim në Cuneo të Italisë, u arrestua nga policia e shtetit fqinj, pasi e shoqja zbuloi në celularin e tij video ku ai shihej duke abuzuar me vajzën.

Nga hetimet e thelluara dhe nga analizat e kryera tek e mitura, u provua abuzimi.

Kështu këtë të premte i dyshuari u dënua me katër vite e nëntë muaj burg.

Para zbulimit të rëndë, nëna kishte marrë sinjalizime, pasi e mitura kishte thënë se babai bënte gjëra të çuditshme teksa ajo lahej.

Ishte gjyshja e së miturës, ajo që e bindi vajzën që të thellohej në këto dyshime, kështu që gruaja e çoi vajzën për një vizitë te mjekja gjinekologe, shkruan noa.al.

Mjekja konstatoi një infeksion vaginal dhe abuzim seksual. Kështu që u bë dhe denoncimi që çoi në arrestimin e kryefamiljarit. /a.y/noa.al