Transmetuar më 11-03-2019, 08:12

Kjo e diel ka qenë e bekuar për aktorin e njohur Julian Deda. Ai ka bërë me dije se një pjesëtar i ri është shtuar në familjen Deda.

Lajmin e mirë e ka bërë me dije me anë të një fotografie, në të cilin shihen katër fëmijë, dy të tijët, vajza e vëllait dhe nipi i sapolindur.

Teksa i uron mirëseardhjen në jetë dhe plotë sukses, Juli i bën një dedikim të veçantë.

“Mirëserdhe në familje Domenik Deda. I dashur nipi im, “taksirat” e ke të jesh pjesë e një familje të thjeshtë shqiptare, që është munduar, pa hile, të vërë ndonjë tullë modeste në këtë vend dhe shpresoj që ti ta vazhdosh ketë traditë dhe jam i bindur se kështu do jete. Paç jetë të gjatë dhe të mbushur plot me suksese.

Ne të duam shumë… shumë, shumë”, shkruan Juli. /a.y/noa.al