Transmetuar më 10-03-2019, 23:23

Për vite të tëra u fol shumë se çifti Liri dhe Sali Berisha nuk e kapërdinin dot faktin që djali i tyre Shkëlzeni dështoi martesën e tij të parë dhe u përfshi në lidhje dashurie me një vajzë shumë vite më të vogël.

Gjithë këto vite nuk pati kurrë imazhe të Shkëlzenit dhe Armina Mevlanit me Lirie Berishën dhe as me Saliun.

Por duket se akujt janë thyer dhe familjariteti mes tyre po funksionon.

Në këtë foto që shikoni më poshtë, Shkëlzeni dhe Armina kanë futur në mes nënën e tij dhe vjehrrën e saj dhe pozojnë pas festës së gruas, 8 marsi.

Më herët doli dhe fotoja ku gjendej edhe Sali Berisha.

Ndërkohë Shkëlzeni nuk harron dhe familjen tjetër, ku këto ditë shfaqet me djalin në Vjenë.

E si për të treguar se ndonëse i është afruar të 50-ave, vazhdon të duket goxha i ri, shfaqet dhe në foto më poshtë si një djalë universiteti.