Transmetuar më 10-03-2019, 17:48

Aktorja e njohur e humorit Marjana Kondi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin e së dielës në ekranin e Top Channel.

Ajo ka folur për karrierën e saj si aktore dhe jo vetëm. E pyetur nga gazetari Ervin Kurti se si shkon me krushkën e saj, Marjana ka rezervuar një përgjigje epike.

Kurti i ka kërkuar të jetë e sinqertë ndonëse është në ekran, por Kondi ka vijuar duke i thënë se duhet ta thotë një fjalë të mirë dhe nëse nuk e do, duke theksuar se po bënte shaka.

“Kam marrëdhënie shumë të mira, krushka ime është shumë e mirë dhe gatuan në mënyrë fantastike. Gjithmonë njëherë në javë unë kam racionin e saj të byrekut dhe në verë likon”, shtoi ajo.

Ndër të tjera aktorja e njohur ka shkaktuar shumë të qeshura tek publiku me përgjigjet e saj të shoqëruara gjithmonë me doza humori.