Transmetuar më 10-03-2019, 15:06

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, reagon lidhur me protestat dhe kundërshtimin për ndërtimin e një termocentrali në Korçë.

Ai thotë se TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr.

“S’ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim strategjik. Për sa kohë s’ka një projekt të standardeve të BE-së, s’ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim”, shkruan Klosi.

Ky reagim i ministrit vjen pasi kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i kroi atij dhe

ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në letrën e tij Filo kërkonte mos aprovimin e projektit, për të cilin thotë se është në

kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës.

Kundër ndërtimit të TEC-it kanë dalë në protestë edhe banorët e fshatit të Sheqerasit, të cilët thonë se rrezikohet që zona e tyre të kthehet e pabanueshme.

Edhe ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh kundër këtij TEC-i, duke e quajtur përbindësh.

Ai thotë se procesi i ndërtimit është tipik mafioz dhe se përveçse në shkelje të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare gjithçka është bërë fshehtas dhe pa u konsultuar gjerësisht popullata, por se mbahet për qëllime mafioze fshehur edhe investitori, supervizori.

Sipas Berishës, kjo dëshmon se është një aferë e madhe e pistë e “narko-qeverisë Rama”.

Ish-Kryeministri shpreh solidaritet të plotë me intelektualët dhe qytetarët e Korçës, qëndrimit të tyre kundër “përbindëshit” e do denatyrojë Korçën, shëndetin e banorëve të saj, bukuritë e saj. /a.y/noa.al

Kryebashkiaku i Korçës, letër dy ministrave për TEC-in: Mos e aprovoni

“Ndal ndërtimit të përbindëshit të Korçës! Alarm për shëndetin, turizmin dhe prodhimet bujqësore”