Transmetuar më 10-03-2019, 14:39

Juno është një delfin i famshëm në akuariumin e Mystic, në Connecticut, SHBA.

Delfini pëlqehet shumë nga vizitorët e çdo moshe, ndërkohë që mund të shihet prej vetratës së xhamit e cila ndan fare pak prej tij.

Por në videon më poshtë mund të shihni vizitën e vogëlushit Mason, i cili teksa mbahet në krahë nga nëna, përfundon “i larë” nga përshëndetja e delfinit.

Video që noa.al sjell më poshtë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pamjet zbavitëse për fëmijët dhe spektatorët, sipas ekspertëve janë shfaqje agresiviteti prej mbylljes në akuarium. /a.y/noa.al