Transmetuar më 10-03-2019, 13:50

Një lajm mjaft interesant vjen për fansat e familjes mbretërore angleze. Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton dhe dukesha e Cambridge, nuk ia kreh kurrë flokët vajzës Charlotte.

Në dallim nga shumë vajza të moshës së saj, princesha e vogël nuk e lejon të ëmën që ti rregullojë flokët.

Për kujdesin e flokëve të saj merret kryesisht dadoja Maria Teresa Turriòn Borrallo, por edhe persona të tjerë.

Mediat angleze shkruajnë se edhe kur William dhe Kate janë në shtëpi, flokët e vajzës i kreh babai i saj. Këtë deklaratë e bëri vetë princi William, në një aktivitet të fundit.

“Po, unë e kreh Charlotte, ose të paktën mundohem. Është shumë e vështirë ti bësh gërshet, pasi ime bijë i ka flokët e butë”, tha William. /a.y/noa.al