Transmetuar më 10-03-2019, 13:08
Foto ilustruese

Një mësuese është vënë nën hetim, nën akuzën e abuzimit seksual me një nxënësin e saj 14 vjeç.

Mësuesja nga Prato në Itali, akuzohet se ka ngelur shtatzënë nga raporti me nxënësin e mitur dhe për pasojë ka ardhur në jetë një fëmijë.

Prokuroria e Pratos ka nisur hetimet e thelluara, ndërkohë që prindërit e nxënësit thanë se e njihnin mësuesen, pasi i bënte mësim privat djalit.

Nga sa u mësua, rezulton se gruaja 40-vjeçare kishte përfituar nga i mituri duke u lidhur me të, teksa i jepte mësim privat 14-vjeçarit.

Por kur mësoi se kishte ngelur shtatzënë, gruaja vendosi që ta çojë përpara shtatzëninë dhe solli në jetë fëmijën. Prindërit e të miturit pasi mësuan se atësia e foshnjës i atribuohej djalit të tyre, vendosën të bëjnë denoncim ndaj mësueses, shkruan noa.al.

Tashmë autoritetet e Pratos po mundohen të sqarojnë rrethanat, për të zbuluar nëse ka pasur abuzim seksual me të miturin, teksa detajet rreth çështjes janë tejet të rezervuara. /a.y/noa.al