Transmetuar më 10-03-2019, 12:53

Mbetën të bllokuar në avion për orë të tëra në pistë, për shkak të pranisë së madhe të dëborës.

Por për të bërë të mundur që pasagjerët ta ndjenin sa më pak vonesën, piloti porositi 23 pica, të cilat iu dorëzuan te dera hyrëse e avionit.

Ngjarja ndodhi të hënën që lamë pas, në një avion të ‘Air Canada 608’, i cili ishte nisur nga Toronto drejt Halifax.

Për shkak të motit të keq avioni u detyra që të ndalej në Fredericton, rreth 400 km larg destinacionit final.

Pas disa orëve bllokuar në avion, piloti vendosi që të porosiste ushqim. Telefonata e porosisë u mor nga Jofee Larivée, në Minglers Restaurant and Pub të Oromocto, vend jo shumë larg aeroportit, shkruan noa.al.

Brenda një ore picat ishin gjati, duke bërë që pasagjerët të prisnin me më shumë durim edhe kohën e mbetur para rinisjes, e cila ndodhi dy orë më vonë pas dorëzimit të porosisë. /a.y/noa.al