Transmetuar më 10-03-2019, 12:20

Vrau djalin e saj 3 vjeç dhe më pas i dha fund jetës. Kia Russell 19 vjeçe u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Ipswich të Anglisë, nga vëllai i saj vetëm 15 vjeç.

Adoleshenti e gjeti të motrën të vdekur pasditen e 5 marsit, teksa në duar mbante fëmijën e saj, të cilit i kishte zënë frymën.

Vajza prej vitesh vuante nga çrregullime psikologjike, të cilat mundohej që ti mbante nën kontroll.

Në moshën 16-vjeçare u bë nënë e vogëlushit Kamari, dhe cilësohej nga të gjithë si një nënë e kujdesshme dhe e dashur, pavarësisht moshës së re.

Ajo donte që fëmijës mos ti mungonte asgjë dhe kishte nisur punë në një kompani pastrimi, në mënyrë që të siguronte të ardhura.

Për t’u ndihmuar Kia jetonte me nënën dhe vëllanë e mitur, për shkak se ishte ndarë me babanë e fëmijës, shkruan noa.al.

Ndonëse paraprakisht flitet për vetëvrasje, policia po merr në pyetje një fqinjin 17-vjeçar të viktimës, për motive ende të paqarta. /a.y/noa.al