Transmetuar më 10-03-2019, 12:05

Mbrëmjen e se shtunës, i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte moderatori i njohur Alban Dudushi.

Ai ka surprizuar një të ftuar, mirëpo ka përfunduar në vijim i surprizuar vetë ai nga njerëzit e tij më të dashur. Në fillim pa një mesazh që vinte nga miku i tij më i mirë që jetonte në Filipine.

Më pas në studio i erdhën prindërit, të cilët e emocionuan tej mase.

Nga ana tjetër, vajza e tij Joelle i kishte shkruar një letër mjaft të ndjerë.

Ndërsa qershia mbi tortë ishte partnerja e tij, Bieta e cila rrëfeu publikisht në studio 5 gjërat që urrente te Albani.

-Ushqimi i djalit. Sa herë që djali nuk ha, Albani kritikon Bietën dhe i drejton gishtin “Ti e ke fajin”. Bieta nuk e pëlqen aspak këtë lloj sjellje.

-Llulla e Albanit. Bukuroshja tregoi se në rrugët e Llogarasë ai mban llullën në njërën dorë dhe me tjetrën timonin. Edhe këtë sjellje, Bieta nuk e pëlqen aspak.

-Ndryshimet mes brezave. Duke qenë breza të ndryshëm, Albani kritikon Bietën duke i thënë që brezi i saj nuk është i përgatitur, nuk lexon etj…

-Shapkat. Albani rri zbathur gjithë kohën nëpër shtëpi.

-Passwordi. Albani e ka passwordin e telefonit të Bietës, ndërsa kjo e fundit nuk e ka të Albanit.