Foshnja 18-muajshe mbytet në gjumë nga arushi i preferuar
Transmetuar më 10-03-2019, 10:27

U gjet e shtrirë në krevatin e saj nga e ëma, teksa arushi i saj i kishte zënë frymën.

Connie Rose gjeti vdekjen në krevatin e saj teksa ishte vetëm 18 muajshe, në shtëpinë e saj në Skoci.

Zbulimi tragjik u bë nga nëna e së miturës, Dexy Leigh Walsh, 24 vjeçe. Vogëlushja e kishte arushin e saj të preferuar dhe nuk flinte kurrë pa të, por ishte pikërisht ai që i zuri frymën në gjumë.

Vogëlushja ndërroi jetë një vit më parë më 6 mars 2018, por në përvjetorin e vdekjes së të bijës, gruaja bën një apel të fortë prindërit, që të mos ju lënë fëmijëve në krevat teksa flenë.

Connie kishte lëvizur natën në gjumë dhe arushi i ra sipër, duke i shkaktuar bllokim frymëmarrje deri në vdekje, shkruan noa.al.

Kur shkoi ashtu si çdo mëngjes për ta zgjuar, Connie pa se e bija nuk merrte frymë.

“Fajësova shumë gjatë veten për atë që ndodhi. Ju lutem, mos ju lini fëmijëve lodra në gumë. Lëreni bosh krevatin dhe nëse fëmija nuk bën dot pa lodra, hiqjani sapo ta zërë gjumi”, thotë 24-vjeçarja e dëshpëruar. /a.y/noa.al