Transmetuar më 10-03-2019, 08:27

Prej ditësh në media është përfolur se bukuroshja bionde Kejvina Kthella, nuk do të jetë më pjesë e “Xing me Ermalin”.

E ndërsa në media ishte aluduar për konflikte të mundshme, me moderatorin Ermal Mamaqi, e vërteta qenka krejt tjetër.

Gjithccka është zbuluar mbrëmjen e kësaj të shtune nga vetë Kejvina, e cila tha se se do të largohet në Itali.

‘Dua të ndjek ëndrrat e mia. Diçka e bukur më pret në Milano. Do më shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”, tha Kejvina.

Nga ana e tij Ermali tha se edhe pse po ikën në mes të emisionit, e ka të pamundur të ketë ndjenja negative.

“Dua të të falenderoj unë dhe stafi, kam fituar një mike të mirë. Faleminderit që ishe pjesë e jetës time”, i tha Ermali Kejvinës.

”Të falenderoj shumë për mundësinë që më ke dhënë. Jam vërtet mirënjohëse. Dua të

falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur”, u shpreh Kejvina e emocionuar.