Transmetuar më 09-03-2019, 22:27

Është nga Britania, dhe ka qenë vajza e parë më e re që ka ngjitur majën më të lartë në botë, Everestin.

Bonita Norris bëri realitet ëndrën e saj në vitin 2010, në moshën 22-vjeçare, teksa u bë gruaja më e re britanike që shkeli malin më të lartë në botë.

Në moshën 20-vjeçare, kur shokët e saj shijonin kohën më të bukur të rinisë, ajo nisi ta mendojë ngjitjen në Everest.

Deri në atë kohë gjëja më e lartë që kishe ngjitur ndonjëherë, ishte një pemë. Vetëm dy vjet më vonë, ajo arriti në ballkonin e botës, në Everest.

Megjithatë lëshimin nuk e kishte të lehtë. Ajo kishte rrëshqitur dhe si pasojë kishte marrë lëndime në kokë, ndërsa këmbët e saj kishin ngrirë shpejt, duke rrezikuar të ngrihej e gjitha.

Norris kishte vazhduar ecjen, duke i shpëtuar kështu vdekjes në malin që për çdo vit merr shumë jetë.

Udhëtimi i saj ka qenë dhe mbetët motivues për shumë njerëz që dyshojnë në aftësitë e tyre fizike.

Rrëfimi i saj ka një mesazh: Mos hiqni dorë nga ëndrrat, shkoni pas instiktit tuaj edhe në ditët më të errëta. /k.k/noa.al/