Transmetuar më 09-03-2019, 21:28

Olti Curri njihet për ngacmimet e tij ndaj personazheve mediatikë dhe artistëve.

Në rrjetën e tij këtë herë ka rënë këngëtarja Tuna, e cila sapo ka promovuar albumin e saj të ri "Fortuna", për të cilin u mbajt edhe një koncert në Shkup të Maqedonisë.

Pas koncertit të saj, gazetari Olti Curri e ka thumbuar keq Tunën në Instastory.

Teksa lexonte titujt e shkruar në lajmet për këngëtaren, Olti është shprehur troç në Instastoryn e tij:

"Ku e panë Divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor?

Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës ose balerinëve! Po masa të rrepta sigurie pse?

Tuna s’ka lënë fast-food, lokal, lulishte pa kënduar edhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste", shkruan Olti në postim. /k.k/noa.al/