Transmetuar më 09-03-2019, 17:41

Suita më e shtrenjtë në botë ndodhet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për dy net qëndrimi në të, kushton 176.500 dollarë, e cila është në brendësi të Palms Casino Resort.

Në 900 metra katrorë, ajo që e bën më të kushtueshme këtë suitë, janë veprat e artit të artistit më të pasur në botë, Daniem Hirst.

Kush mund t’ia lejojë vetes këtë luks të shfrenuar?

Lojtarët milionerë të kazinosë, që me të prenotuar suitën luksoze, shijojnë shumë përfitime, mes të cilave një shërbyes të kualifikuar, i cili është në shërbim të tyre 24 orë në 24.

Për më shumë detaje shihni fotografitë më poshtë: