Transmetuar më 09-03-2019, 15:41

Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes është filmuar në “Cape Town” (Afrikë e Jugut). Një zhytës profesionist ka përfunduar në gojën e balenës, por për fat të mirë ka arritur të shpëtojë.

Ekipi i zhytësve kishin shkuar për të dokumentuar lëvizjen e sardeleve kur zhvillimet marrin një tjetër kthesë në brigjet e Port Elizabeth Harbour.

Papritur drejtuesi i këtij ekipi, Rainer Schimpft, 51 vjeç u gjend në gojën e madhe të balenës.

Skuadra ishte rreth 25 milje larg bregut kur deti nisi të përkeqësohej dhe në moment Schimf e pa veten në gojën e balenës së madhe.

Në një intervistë për "Tv Bracroft”,  Schimpf tha se po përpiqej të filmonte një peshkaqen kur në një moment gjithçka rreth tij u bë e zezë dhe ndjeu kapjen nga balena.