Transmetuar më 09-03-2019, 15:15

Këngëtarja Irma Libohova zgjodhi që urimin për këtë 8 mars që lamë pas t’a bëjë krejt ndryshe.

Me dhimbjen në shpirt Irma ka publikuar një video të mamasë së saj të ndjerë e cila përgjatë videos ngre e lartëson figurën e Irmës si vajzë, grua, nënë e artiste.

“E kam thënë, je mikpritëse, kuzhiniere e mirë, respekton njerëzit, na reflekton ne si prindër, me vëllain e motrën shkon sa s’ka më mirë”, dëgjohet të thotë mamaja e artistes përgjatë videos.

“Sot është festa e nënës e, si grua, si nënë unë uroj: Gëzuar! Sot urohet dhe s’ka vend për lot.

Sot në këtë ditë më shumë se kurrë, më mungon mamushja ime,por me të gjitha këto që ti thua, unë krenohem, se ty të pata modelin më të mirë të jetës sime.”, shkruan Irma krahas videos.

Më poshtë keni videon:/a.k/noa.al/