Transmetuar më 09-03-2019, 11:15

Nëse keni flokët të ashpër, bëni këtë maskë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Mbështillini flokët me një peshqir të ngrohtë, pastaj lajini me shampo dhe shpëlajini me ujë të vakët.

Përbërësit: ½ avokado e pjekur dhe e qëruar, 2 lugë gjelle birrë, pak vaj dafine (mund të zëvendësohet me vaj ulliri)

Përgatitja: Presim avokadon, shtojmë birrën, vajin e dafinës, vajin e ullirit (nëse nuk kemi vaj dafine, përdorim vetëm vaj ulliri) dhe i grijmë mirë derisa të përftojmë një masë kremi.

E aplikojmë në flokë dhe ndjekim udhëzimet e mësipërme. Maska këshillohet të bëhet një herë në javë./b.l/noa.al/