Transmetuar më 09-03-2019, 09:43

Nuk ka asgjë të keqe të dish se çfarë dëshiron dhe të kesh guximin të shkosh pas saj, por dikush me një personalitet të fortë shpesh mund të duket si agresiv apo i vrazhdë.

Një person i fortë mund të ketë zemrën e madhe, por kjo gjë të frikëson dhe të shkaktojnë një përshtypje të keqe në pamje të parë. Nëse keni këto karakteristika si më poshtë ju jeni një person me karakter shumë të fortë dhe i vendosur!

Ju nuk i duroni bisedat e kota: Bisedat sipërfaqësore janë të mërzitshme për ju. P.sh të flisni për motin është makthi juaj më i keq! Nëse keni një personalitet të fuqishëm, shanset janë që shpenzoni shumë kohë duke menduar, dhe shpesh keni ide për të ndarë dhe për të bashkëbiseduar.

Nuk pranoni justifikime: Ju punoni shumë gjatë ditës , kështu që kur dikush vjen tek ju me një justifikim, ju refuzoni ta lini atë person të humbasë kohën tuaj duke u ankuar. Gjithmonë përqendroheni në zgjidhjen e problemit dhe jo në justifikime për mos të arritur qëllimin tuaj.

Krijoni gjithmonë mundësi: Ndërsa disa preferojnë të rrinë ulur duke pritur që diçka e mirë ti ndodhi ju bëni komplet të kundërtën.  E dini se të mësuarit, rritja dhe zhvillimi janë hapa të rëndësishëm të vazhdueshëm në jetë dhe ju nuk keni frikë të provoni mundësi të reja.