Transmetuar më 08-03-2019, 23:24

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin Mashan të Gramshit. Këtu jetojnë 6 anëtarët e familjes Fishta”.

Kjo familje frymën e mban gjallë veç me ndihmën ekonomike. Të ardhura të tjera nuk kanë. 6 anëtarët e familjes Fishta fshatin Mashan të Gramshit jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike. E gjithë banesa e tyre përmblidhet në një dhomë të vetëm 2 me 3 metra katërore. Fëmijët flenë përdhe çdo natë.

Kryefamijari, Dhimitraq Fishta dridhet teksa tregon vështirësisë e nuk i mban dot lotët.

“Këtu jetojmë të gjithë, duhen lekë unë lekë që nuk i kam. Kam vuajtur shumë, nëpër spitale kam rritur fëmijët. Dy fëmijë i kam patur me vrimë në zemër, më shumë pa bukë sesa më bukë.

Në Tiranë kam fjetur në lulishte kur fëmijët kuroheshin në spitale. Tani jam vetëm , këtu kam 4 fëmijë si mos më keq. Njëherë hanë njëherë nuk hanë. Të shikonin edhe fëmijët e mi ndonjë ditë të bardhë nuk doja asgjë tjetër.

Faturën e energjisë elektrike dhe faturën e ujit ma paguan vëllai i madh. Nuk kam mundësi, nuk kam asnjë shpresë më. Zoti vetëm ai e di si do shkojë halli im”-shprehet babai i katër fëmijëve duke lotuar nga dhimbja që e ka kapluar.