Transmetuar më 08-03-2019, 23:02

Një nënë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të pasur përjetësisht imazhet e fëmijës së saj përpara se të vijë në jetë.

Ajo është artiste, dhe fillimisht ktheu në piktura të veçanta imazhet e ekos së fëmijës sa saj.

Laura Steerman, nga Irlanda, vijon ta praktikojë një gjë të tillë edhe te nënat e tjera që kanë dëshirë.

Falë saj, nënat e reja mund të ruajnë një kujtim shumë të veçantë në këtë moment kyç të jetës së tyre, që mund të quhet edhe “skena e shtatzanisë”.

Fillimisht, Laura filloi të pikturojë ekografitë e veta, gjatë kohës që ishte shtatzanë dhe këtë e bënte për të kaluar kohën, e për ta bërë më pak të gjatë pritjen e fëmijës.

Shumë shpejt u ndërgjegjësua se këto imazhe mund të ishin një burim i pashtershëm frymëzimi.

Përballë suksesit në rritje të veprave të saj, nënat e ardhshme nga e gjithë bota, po vijnë tani për t’i kërkuar të përdorë penelat e saj për të konvertuar ekografitë në piktura.

Sot, Laura Steerman, pranon kërkesa nga nënat apo nënat e ardhshme të cilat duan të shohin frytin e dashurisë së tyre, të materializuar si një vepër arti. /k.k/noa.al/