Transmetuar më 08-03-2019, 18:42

Në ditën e 8 Marsit, Ambasada Shqiptare në Londër prezantoi gruan shqiptare në sytë e botës.

Përmes mesazheve të dhëna me anë të grave të kombësive të tjera janë dhënë mesazhe në gjuhën shqipe. Madje të veshura me kostumet tradicionale të vendit tone ato shfaqen të emocionuara.

Marsi është konceptuar nga Ambasada Shqiptare në Londër, si një muaj promovimi ndaj figurës së gruas tonë kudo në botë. Përmes një video-mesazhi, zonja të huaja nga çdo cep i botës shprehen se gruaja shqiptare është frymëzim dhe krenari për to.

Përveç promovimit të figurës shqiptare me anë të këtij sensibilizimi Ambasada Shqiptare në Londër promovon veshjet tradicionale shqiptare, si një vlerë e vendit tonë.

Me një kolazh urimesh, në klipin e përgatitur nga ambasada shqiptare u prezantuan disa nga perlat natyrore të Shqipërisë.