Transmetuar më 08-03-2019, 16:21

E pagoi me jetë një vjedhje dhe njëkohësisht një histori intime i përfundoi keq dhe që të dyja morën fund me fatalitet.

Është ekzekutuar për hakmarrje shqiptari Astrit Lamaj, 47 vjeç, kufoma e të cilit u zbulua 15 janarin e shkuar e murosur në brendësi të në vile në restaurim në Senago të Italisë.

Fillimisht vrasja është kryer nga katër shtetas italianë, të arrestuar ditën e sotme. Ata e kryen krimin me porosi të ish-të dashurës së viktimës një grua plakë rreth të 70-ave.

Gruaja 68-vjeçare, kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit për motive pasioni pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, por dhe si hakmarrje për grabitjen e disa objekteve të çmuara që i përkisnin.

Ajo ishte një tregtare bizhuterish në Itali.

Policia e Monzës, Ennas, Caltainisettas e Genovas kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër-arrestet e lëshuara nga prokuroria e Monzës ndaj 4 shtetasve italianë të akuzuar si autorë të krimit e për fshehje të kufomës së shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019 gjatë restaurimit të një vile në komunën Senago në provincën e Milanos.

Katër italianët e arrestuar janë ekzekutorët materialë të vrasjes së shqiptarit, të përfshirë dhe më parë me botën e krimit. Sipas policisë ish e dashura e tij italiane ka paguar 6 persona për të vrarë Astrit Lamaj.

Ajo është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga terrritori italian përmes aeroportit të Genovas.

Astrit Lamaj ishte zhdukur prej vitit 2013 dhe nuk kishte asnjë lajm për të derisa u gjet trupi i pajetë i tij në janar të këtij viti.