Transmetuar më 08-03-2019, 14:12

Donte të shiste fëmijët e saj për të qenë e lirë për të dalë me meshkujt. Rasulzhan Kyzy Barnokhon, një nënë 23-vjeçare u kap në flagrancë nga policia e Moskës në Rusi më 5 mars, teksa tentonte që të shiste fëmijët e saj.

Gruaja kishte rënë dakord që njërin nga fëmijët ta shiste për 13 mijë euro, ndërsa kishte si qëllim që ti shiste që të tre, fëmijë të ardhur në jetë nga lidhje të ndryshme.

Gruaja pretendonte, se vajza e vogël vetëm disa javëshe, e pengonte për takimin me meshkujt, pasi kërkonte shumë kujdes.

Rasulzhan sapo e kishte dorëzuar të bijën kur u arrestua nga policia. Ndaj saj policia kishte marrë disa sinjalizime, duke qenë se gjashtë muaj më parë kishte tentuar që të shiste vajzën më të madhe, vetëm 1 vjeçe, shkruan noa.al.

Teksa kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e tretë, ajo kishte bërë një publikim online ku kërkonte prindër birësues për fëmijët e saj. Por mesazhi i gruas përfundoi në duart e një organizate jo fitimprurëse, e cila sinjalizoi autoritetet.

23-vjeçarja u arrestua nën akuzën e shitjes së të miturit, ndërkohë që rrezikon pesë vite burg. /a.y/noa.al