Transmetuar më 08-03-2019, 12:39

Lulëzimi i qershive në Japoni, dhuron një spektakël të vërtetë të natyrës, madje ky proces njihet si ‘hanami’ që do të thotë të ‘të shohësh lulet’, ose thënë ndryshe të admirosh ardhjen e pranverës.

Një ritual aq i dëgjuar në të gjithë botën, sa që kjo periudhë shoqërohet me një numër të madh turistësh.

Lulet e para çelin qysh në shkurt në Okinawa dhe më pas vijojnë në Hokkaido.

Në parkun Showa Memorial Park i cili ndodhet në perëndim të Tokios janë 1500 lloje të ndryshme qershive, të cilat krijojnë një mozaik të vërtetë lulesh.

Pas admirimit të luleve, përreth janë në dispozicion pista çiklizmi, për të eksploruar parkun.

Ndërsa Koganei Park, ndodhet në zonën perëndimore të qytetit dhe është vendi ideal për familjet, të cilat çdo vit mblidhen për të parë lulëzimin e mbi 2000 qershive.

Ky është një nga parqet më të mëdhenj në Tokio dhe arrin bukurinë më të madhe në pranverë, gjatë çeljes së luleve. /a.y/noa.al