Transmetuar më 08-03-2019, 11:00

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, bën një urim të veçantë.

Urimi bëhet nga e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

Po ashtu, siç mund të shihni në videon më poshtë, pjesë e urimit janë disa nga punonjëset e ambasadës.

Njëra pas tjetrës ato thonë, “Ne jemi gjysma e botës”.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, e ngarkuara me punë në ambasadë Leyla Moses-Ones ndan mesazhin e saj mbi rolet e rëndësishme që gratë luajnë në ambasadën tonë dhe në botë. Përgjatë gjithë muajit mars, ne do të ndajmë histori të tjera të grave të cilat kanë sjellë ndryshim. Gjysma e Botës”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA. /a.y/noa.al