Transmetuar më 08-03-2019, 09:21

Mjaftonte që burri të mos lante mirë enët apo të mos nderte mirë rrobat e lara, që një grua 48-vjeçare peruane të humbte toruan.

Kështu për çdo gabim të vogël, gruaja e mbyllte burrin në papafingo. Ngjarja vjen nga Monteverde në Itali.

Keqtrajtimet vijonin prej vitesh, deri kur vëllai i viktimës, vendosi që të denoncojë gruan.

Gjatë marrjes në pyetje burri tha se i duronte keqtrajtimet e gruas, për të mos braktisur djalin që kishin bashkë.

Madje në disa raste gruaja e kishte dëbuar burrin nga shtëpia, apo i kishte hedhur detergjent për ta ndëshkuar. Kështu burri jetonte praktikisht në një gjendje të vazhdueshme dhune fizike dhe psikologjike, shkruan noa.al.

Pas denoncimit të bërë nga kunati në policinë e Monteverde, gruaja u detyrua që të largohej nga shtëpia dhe të largohet nga familja, ndërkohë që ndaj burrit u lëshua urdhër mbrojtje. /a.y/noa.al