Transmetuar më 08-03-2019, 09:07

Një pritje ndryshe për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, është shënuar në Madrid të Spanjës.

Kështu në mesnatë me qindra gra kanë dalë në shesh me tenxhere dhe tepsi në duar duke protestuar.

Ato godisnin sendet e kuzhinës, në shenjë proteste, për më shumë barazi gjinore.

Njëra nga pjesëmarrëset në protestë, Abril Viljatroljo, tha se ka rëndësi të veçantë që të protestohet në 8 Mars, duke deklaruar se ka ende shumë dallime dhe probleme në shoqëri me të cilat po përballen gratë dhe duhet të tejkalohen.

Ajo flet për shoqëri patriarkale, duke thënë se gjithë e premtja do të jetë e mbushur me protesta për të drejtat e grave.

Barazia gjinore, para zgjedhjeve parlamentare më 28 prill, u bë çështje e cila në Spanjë shkakton ndarje. Partia e re e djathtë Viks, e cila sipas anketave për herë

të parë do të hyjë në Parlament, ka bërë thirrje për fshirjen e ligjeve spanjolle për dhunë gjinore.

Partia Konservative Popullore nuk do të marrë pjesë në protestat kryesore me rastin e 8 marsit, sepse pohon se partitë e majta i kanë politizuar. Nga ana tjetër, socialistët e kryeministrit Pedro Sançez e vendosën barazinë gjinore si prioritet të Qeverisë së tyre dhe në fushatën për rizgjedhje.