Transmetuar më 07-03-2019, 19:07

Eleminimi i Romës nga Champions League i ka kushtuar stolin trajnerit Eusebio Di Françesko.

Ky i fundit është shkarkuar zyrtarisht nga stoli për rezultatet negative edhe në Seria A.

"Në emër tim dhe të gjithë te Roma, do të doja të falënderoja Eusebio për punën e tij dhe angazhimin e tij.

Që nga ardhja në klub, Eusebio gjithmonë ka vepruar në mënyrë profesionale dhe ka vënë nevojat e klubit përpara vetes", tha presidenti Jim Pallotta.

Të shumtë janë emrat për trajnerin e ri, ndërsa është folur edhe për teknikun e kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi. /k.k/noa.al/