Transmetuar më 07-03-2019, 18:52

Presidenti i Greqisë i ka dërguar një mesazh Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me proceset integruese në Bashkimin Europian.

Nga Mali i zi, Prokopis Pavlopoulos tha se këto dy vende duhet të bëjnë më shumë në respektimin e pakicave etnike.

Ndërsa për Shqipërinë, sipas tij një thjetër problem lidhet dhe me pretendimet e çamëve.

"Rrjedhimisht, sjelljet si këto ndaj pakicës etnike greke, që brutalisht e nënvlerësojnë vlerën e jetës njerëzore ose që shkelin të drejtat themelore, për shembull, të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim të të drejtave të të ashtuquajturëve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia”, tha Presidenti i Greqisë. /k.k/noa.al/