Transmetuar më 07-03-2019, 17:29

Mjekët i thanë se kishte vetëm astmë, por vogëlushja gjeti vdekjen në moshën 2-vjeçare për shkak të kancerit në mushkëri.

Megan Clarkson, nga Kirkcaldy, në Skoci, u dërgua në shtëpi nga gjashtë mjekë të ndryshëm ku të gjithë e diagnostikuan për astmë, por në të vërtetë vogëlushja ishte e sëmurë rëndë, nga një sëmundje e rëndë, e cila u vrau.

Megan nisi të ndihej keq në vitin 2016, ku ishte 6 muajshe, ndërkohë që shfaqte kollë të fortë dhe villte papritur.

Plotë gjashtë herë të tera, nëna e shqetësuar nga këto simptoma e dërgoi në spitale të ndryshme, por që të gjithë i thanë se ishte vetëm astmë.

Për një kohë të gjatë vogëlushja u trajtua me antibiotikë, por askush nuk mendonte që ti bënte një radiografi, deri kur në kraharorin e vajzës u shfaqën disa shenja.

Megan u shtrua në Royal Hospital for Children të Glasgow dhe kontrolle më të thelluara zbuluan, se në të vërtetë vajza ishte prekur nga kanceri në mushkëri.

Fatkeqësisht gjendja e saj ishte shumë e rëndë, ku pavarësisht se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, nuk arriti që t’ia dalë, duke pësuar arrest kardiak.

Vogëlushja u nda nga jeta më 2 janar, duke lënë të shkatërruar gjithë familjen.

E shkatërruar pas vdekjes së të miturës, nëna e saj Kelly Clarkson thonë se vetëm një diagnozë e hershme mund të kishte parandaluar fundin fatal, ku nëse zbulohet në kohë shanset për të mbijetuar janë 90%. /a.y/noa.al