Transmetuar më 07-03-2019, 17:28

Gjeti vdekjen pas abuzimeve të rënda në moshën vetëm 2-vjeçare.

Vogëlushja Nakhira u dërgua në spital me shenja serioze dëmtimesh, me hundën e thyer dhe një sërë frakturash në të gjithë trupin.

Ajo ishte e kequshqyer dhe kishte shenja të dukshme djegieje me cigare.

Mjekët tentuan më kot ta shpëtonin, por gjendja e saj ishte dëshpëruese.

Nën akuzë për dhunën ndaj të miturës janë prindërit e saj, 28-vjeçari Miguel Angel Cristo dhe partnerja e tij, njerka e vajzës Yannina Soledad Lescano.

Yanina Soledad Lescano y Miguel Ángel Cristo

Ngjarja vjen nga Parana në Argjentinë, ku e vogla dyshohet se është tentuar disa herë të vritej.

Ndihma e shpejtë u lajmërua pikërisht nga babai, duke thënë se vajza ishte rrëzuar dhe kishte humbur ndjenjat.

Mjekëve nuk iu desh shumë që të kuptonin se situata ishte shumë e rëndë dhe se në të vërtetë nuk bëhej fjalë për një incident.

Nga ekspertiza në trupin e pajetë të vajzës u konstatua kequshqyerje dhe probleme me organet e brendshme. Po ashtu në trupin e së miturës u konstatuan shenja të dukshme dhune.

Pas vdekjes së të miturës më 1 mars, babai dhe njerka e saj u arrestuan. /a.y/noa.al/