Transmetuar më 07-03-2019, 16:46

Gjeti vdekjen pak muaj pasi i shoqi kishte përdhunuar dhe vrarë vajzën e tyre vetëm 6 vjeçe.

Një grua ruse me emrin Anna Zubko, pësoi dëmtime të rënda në mushkëri, edhe pas një periudhe të gjatë depresioni, gjatë së cilit shërbimet sociale i kishin hequr kujdestarinë e djalit 3 vjeç.

Gruaja pësoi goditje të rëndë, ndërsa burri Yaroslav Oleinikov ndodhet në burg. Vdekja e së miturës ndodhi gjatë shtatorit të kaluar.

Oleinikov përdhunoi vogëlushen Veronika, ndërsa më pas e mbyti dhe e vari në oborrin e shtëpisë bashkë me lodrën e saj të preferuar, shkruan noa.al.

Autopsia zbuloi se vajza ishte përdhunuar disa herë nga i ati. Pas funeralit të vajzës, gruaja 27-vjeçare, e gjeti veten vetëm, pasi iu hoq kujdestaria edhe e djali 3 vjeç, Ivan.

Për këtë arsye gruaja nuk e mori më veten, ku pësoi edhe ftohje të rëndë, por në gjendje të rënduar psikologjike e la veten pa kujdes, duke bërë që të gjejë vdekjen gjatë fundjavës së lënë pas. /a.y/noa.al