Transmetuar më 07-03-2019, 09:30

Dy qenë të mëdhenj sulmuan një fëmijë në rrugë, por një grua shumë kurajoze, iu bëri ballë, duke e mbuluar me trupin e saj. Mund të përfundonte gjithçka në tragjedi, por fatmirësisht gruaja dhe fëmija u dërguan në spital me plagë të ndryshme në trup, por aktualisht në fazë shërimi.

Ngjarja që shikoni në videon më poshtë ka ndodhur në Madinaty, në periferi të Kajros në Egjipt, ndërkohë që u filmua nga kamerat e sigurisë të ambienteve përreth.

Dy qentë i shpëtuan të zotit dhe teksa po ziheshin mes tyre iu sulën një fëmije.

Dy gra të cilat panë që vogëlushi ishte në rrezik, ndërhyn duke u munduar ta shpëtojnë. Njëra prej tyre në tentativë për të mbrojtur të miturin, u përkul mbi të, duke e përdorur trupin e saj si mburojë, shkruan noa.al.

Në fund, vogëlushi dhe gruaja, u dërguan në spital, ku pavarësisht plagëve të shumta, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Babai i fëmijës e denoncoi të zotin e qenve për neglizhencë, i cili shpëtoi thjeshtë me një gjobë. /a.y/noa.al