Transmetuar më 07-03-2019, 09:10

Duket një skenë sa komike edhe tragjike, për shkak të pasojave që pati. Një burrë amerikan, i cili lëvizte me pistoletë në brez, mbeti i plagosur në pjesën intime.

Është kjo ajo që i ndodhi të enjten e javës së kaluar në burri në Marion, të Indiana.

Mark Anthony Jones, 46 vjeç, mbante në rripin e pantallonave një pistoletë 9 mm, e cila duket se i rrëshqiti.

Gjithçka sipas dëshmisë së burrit, ndodhi teksa po rregullonte armën.

Efektivët e policisë u paraqitën në ‘Marion General Hospital’, për ta marrë në pyetje burrin dhe zbuluan se në fakt armën e kishte me leje. /a.y/noa.al