Transmetuar më 06-03-2019, 21:07

Ky sezon mund të quhet më i dështuari i Realit të Madridit, teksa është eleminuar nga Kupa e Mbretit, nga Champions League dhe ka dalë thuajse jashtë gare edhe në La Liga.

Pa dyshim sezoni më i dështuar për kampionët e Europës.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo situatë, madrilenët do të luajnë edhe pa yllin Vinicius në kampionat.

Talenti brazilian pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Ajaksin, i cili do t’i kushtojë 2 muaj jashtë fushës.

Gjithsesi, ajo që ka rëndësi  në këtë situatë lidhet me merkaton verore e cila duhet të jetë e fortë dhe me emra të mëdhenj. /k.k/noa.al/